13.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Projekti “Vrojtuesit e lagjes” shtrihet edhe në Komunën e Suharekës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në partneritet me ICITAP-in dhe në mbështetje të Komunës së Suharekës, të martën, ka prezantuar projektin që ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve të quajtur “Vrojtuesit e lagjes”, njofton Komuna e Suharekës.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e bashkëpunimit të Policisë me qytetarët, për të parandaluar veprat kriminale.

Në njoftimin e Zyrës për Informim të Komunës së Suharekës, thuhet se aktivitetin e Policisë rajonale e ka përshëndetur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka theksuar se kjo Komunë ka ndërmarrë disa hapa për sigurinë publike.

“Ne kemi vendosur kamera në vende të caktuara në qytet, të cilat kanë ndikuar në zvogëlimin e rasteve negative, ku sipas raportit të Policisë, kemi raste të vjedhjeve në numër më të vogël”, ka thënë Muharremaj. Ai ka kërkuar nga kryetarët e fshatrave që të bashkëpunojnë me Policinë për të parandaluar rastet kriminale.

Ky projekt tash e disa kohë po zbatohet edhe në disa komuna të tjera.

Lidhur me rëndësinë e këtij projekti ka folur edhe zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale në Prizren, Musli Kololli.

Më Shumë

Liria në ndjekje të Superligës, vetëm tri pikë larg kreut

Liria ka vazhduar formën e mirë në Ligën e Parë, duke marrë një fitore bindëse 5:2 ndaj Trepçës, rezultat që e mban fuqishëm në...

Anulohet repriza e “Komedisë së Zezë” në Prizren

Teatri i Qytetit "Bekim Fehmiu" në Prizren ka njoftuar se repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e cila fillimisht ishte planifikuar të...

Lajmet e Fundit