9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Prokurori kërkon dënimin e ish- drejtorit të Arsimit në Malishevë

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, kërkoi që ish drejtori i Arsimit në Komunën e Malishevës, Blerim Thaçi, të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet, por avokati i tij e kërkoi të kundërtën e prokurorit.

Agron Matjani, që e mbron lëndën ndaj Blerim Thaçit, tha se në tërësi qëndron pranë aktakuzës së ngritur.

“Ngeli në tërësi pranë aktakuzës të ngritur kundër të akuzuarit Blerim Thaçi. Propozoj që gjykata të akuzuarin Blerim Thaçi ta shpall fajtor”, tha prokurori Matjani.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Blerim Thaçi në cilësinë e drejtorit të Arsimit në Malishevë akuzohet se ka dhënë urdhër që të kryhen punimet e rrethojës së Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë në mars të vitit 2014, përderisa fituesi i tenderit është shpallur tek më 10 prill të atij viti në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Prokurori theksoi se punimet janë kryer pa asnjë lloj procedure.

“E gjithë kjo procedurë ka qenë formale pasi që punimet janë kryer më herët,” shtoi prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Agron Matjani.

Ndërsa, Emrush Kastrati, avokati i të akuzuarit Thaçi e kundërshtoi në tërësi aktakuzën me arsyetimin se ajo është e pabazuar në prova dhe fakte.

“Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, konsideroj se me asnjë provë relevante nuk është vërtetuar teza e aktakuzës së prokurorit të shtetit“, tha avokati Kastrati.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet të martën

Më Shumë

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Në takim ishin të pranishëm, futbollistët e Kombëtares edhe...

Lajmet e Fundit