27 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Prokurori Nixha: Drejtori i Policisë në Prizren Nexhmi Krasniqi, po ngutet

Prokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren,Genc Nixha i ka quajtur të ngutshme deklaratat e drejtorit të Policisë në Prizren,Nexhmi Krasniqit.

“Organet e drejtësisë që janë kritikuar nga drejtori i policisë në Prizren, ndoshta nuk janë duke u angazhuar si duhet, por ato janë duke punuar konform ligjit”, ka thënë Nixha transmeton TV Prizreni.

Ai ka “këshilluar” edhe mediet që të informojnë publikun edhe për sukseset e gjyqësorit e jo vetëm të merren me të metat e këtyre institucioneve. Drejtori i Policisë në Prizren,Nexhmi Krasniqi ka kritikuar organet e drejtësisë se nuk janë duke punuar në dënimin e personave me vepra penale. Sipas tij, Prokuroria dhe Gjykata nuk janë duke punuar si duhet në zbatimin e ligjit.

Krasniqi që nga fundi i vitit të kaluar vazhdimisht ka thënë në opinionin publik se këto organe të drejtësisë nuk po e kryejnë si duhet punën e tyre.

“Një person që ka 100 raste të veprave të ndryshme penale dhe të lihet i lirë nuk ka askund të botë”.Ai ka treguar se për këtë cështje është mbajtur një takim në mes të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës.“I kemi mbajtur dy takime me prokurorë dhe gjyqtarë. Në këto takimi kemi shprehur pakënaqësinë tonë për lirimin e personave me vepra penale.Ne nuk dëshirojmë që të jenë të lirë ata që bëjnë vepra penale.

“Ka prokurorë dhe gjyqtarë që e bëjnë punën me seriozitet dhe në mënyrë profesionale, por ka edhe nga ata që nuk i marrin me seriozitet rastet”, ka thënë së fundi për medie, nënkolonel Nexhmi Krasniqi, drejtor i Policisë Rajonale në Prizren/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Muhamed Krasniqi i bashkohet Drinit të Bardhë

Drini i Bardhë ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Muhamed Krasniqi. Lojtari me përvojë nga Prizreni ka qenë më parë pjesë e...

Tentoi të trafikonte armë zjarri në Shqipëri – arrestohet në Morinë 28-vjeçari nga Prizreni

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë një shtetas nga Prizreni, pasi në automjetin e tij u gjetën një armë zjarri dhe municion...

Lajmet e Fundit