-2.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Prokuroria thotë se inspektori në Prizren keqpërdori pozitën, mbrojtja thotë se do të vërtetohet pafajësia e tij

Prokuroria Themelore në Prizren pretendon se ka prova të mjaftueshme që do të vërtetojnë se inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmendin Musliu, e ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Një pretendim të tillë, e ka dhënë prokurori i rastit, Mehdi Sefa, në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren, ku palët në procedurë kanë dhënë fjalët e tyre hyrëse, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ndaj këtu të akuzuarit Nexhmedin Musliu, aktakuza e përshkruar për veprën penale në fjalë, është ngritur duke u bazuar në procesverbalet e inspektimit, ku shihet se Musliu, si inspektor i ndërtimit ka qenë i përcaktuar të bëjë inspektimin e këtyre objekteve, por edhe të sjellë konkluzione për rrënimin me tyre, meqë ka pasur tejkalim të lejeve të përshkruara si në dispozitiv”, ka thënë prokurori Sefa.

Ndërkaq, mbrojtësit e të akuzuarit Musliu, avokatët Blend dhe Gent Gjini, kanë deklaruar se pas zhvillimit të seancave gjyqësore do të vërtetohet pafajësia e të mbrojturit të tyre.

Sipas avokatit Gent Gjini, do të mjaftojnë vetëm provat e propozuara nga prokuroria, të cilat gjenden në aktakuzë, që sipas tij, do të vërtetohet se i akuzuari nuk e ka kryer një vepër të tillë penale.

Ai ka thënë se i mbrojturi i tij, si inspektor i ndërtimit në Komunën e Prizrenit ka ndërmarr të gjitha veprimet ligjore sipas detyrave dhe autorizimeve ligjore.

“Në veçanti ku bëhet fjalë për objektet të cilat janë përshkruar në dispozitivin e aktakuzës, sa i përket se si paraqitet nga prokuroria se i mbrojturi im nuk ka ndërmarr konkluzion, me padyshim gjatë seancave do të argumentohet se konkluzioni duhet të merret paraprakisht me leje dhe miratim të drejtorit të ndërtimit, prandaj ne si avokat nuk kemi paraqitur kërkesë për hudhjen e aktakuzës në gjykatë, kjo për arsye që sa më parë të dalim në gjykatë dhe të mos prolongohet çështja, e në seancat që do të mbahen këtu do të provojmë pafajësinë e të mbrojturit tim”, ka thënë avokati Gjini.

Pas leximit të provave materiale, prokurori Sefa, i ka propozuar trupit gjykues që në cilësi të dëshmitarit të ftohet ish-drejtori i Inspektoratit të Ndërtimit Bujar Hasani, pasi sipas tij, i akuzuari Musliu, ka deklaruar se nuk ka qenë në detyrën e tij ta realizojë konluzionin, e në këto rrethana ish-drejtori Hasani, sipas prokurorit, do të sqaronte se kopetencë e kujt është marrja e konkluzionit dhe ekzekutimi i tij.

Trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e prokurorit Sefa, kurse seancën e radhës e ka caktuar më 17 tetor 2019, në ora 10:00.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 5 qershor të këtij viti, inspektori komunal i ndërtimit, Nexhmedin Musliu, ishte deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ai është i përfshirë edhe në një tjetër proces gjyqësor që ka të bëjë me veprën e njëjtë penale.

Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 19 prill 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu, se në periudhën kohore 2016-2017 në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të 8 të kompleksit ndërtimor “Kastrati Comerc”, me pronar Nazmi Kastrati, i cili kishte leje ndërtimi për P+B+7 dhe ka ndërtuar një kat pa leje, në lagjen “Jeta e Re”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, ka mundësuar ndërtimin e tre kateve pa leje të firmës “Coneng”, me pronar Skender Vata, e që kishte leje për dy kate P+B+2 ./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në gjashtë gradë Celsius

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.   Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihen ngrica, ndaj edhe pjesëmarrësit në komunikacion...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të...

Lajmet e Fundit