18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Prokuroria t’i akuzojë kriminelët

Sistemi i drejtësisë në Kosovë vijon të mbetet i përkeqësuar, duke bërë të pamundur kështu qasjen e qytetarëve në drejtësi. Prokuroria, gjykatat dhe policia ndikohen politikisht dhe i keqpërdorin detyrat, për të cilat janë të thirrur t’i kryejnë.

Problemet e akumuluara nën mandatin e UNMIK-ut, i cili i ngriti këto tre institucione, kanë mbetur të pandryshuara dhe të pazgjidhura edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por edhe pas vendosjes së misionit të EULEX–it, pasi ky i fundit tashmë ka treguar se ka dështuar.

Gjykatat janë shndërruar në institucione të pabesueshme me mijëra lëndë të grumbulluara ndër vite dhe të përcjella nga reputacion për favorizime dhe korrupsion. Ndërsa prokuroria një hap e hedh përpara dhe dy tre hapa të tjerë shkon prapa, pasi çështje të ndjeshme ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë i fillon me bujë, por që në fund pajtohet me shuarjen e tyre. Që do të thotë se edhe për institucionin e prokurorisë jobesueshmëria mbetet e përhapur, ndërkohë që nuk mungojnë zëra për sabotim të punë së tyre nga oficerët hetues, për të cilët thuhet se kanë lidhje me politikën.

Sipas analistit Leon Duhanaj, Prokuroria e Shtetit, në qoftë se dëshiron dhe ka vullnetin për të bërë kthesa, të cilat nuk janë aspak të lehta, duhet që së pari të tregojë gatishmëri dhe guxim për hapa konkretë.

“Prokuroria e Shtetit duhet t’i ngre aktakuzat publikisht dhe nëse pushtetit vendor i mungon guximi apo gatishmëria për drejtësi atëherë kjo të kërkohet nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë ai. /Kosova Sot

Më Shumë

Në Malishevë ka nis fushata e korrje-shirjeve me rendimente të kënaqshme

Në territorin e Komunës së Malishevës ka nisur fushata e korrje-shirjeve të grurit, e cila po zhvillohet me rendimente të larta sipas të dhënave...

Fiton Hajdari largohet nga Liria

Liria e Prizrenit ka ndarë rrugët me futbollistin Fiton Hajdari, duke i shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub,...

Lajmet e Fundit