Promovohet dokumentari në njëvjetorin e vdekjes së instrumentistit Shaqir Hoti

Me rastin e shënimit të njëvjetorit të vdekjes së kantautorit dhe instrumentistit Shaqir Hoti, sot është promovuar dokumentari “Okarina e Runikut”.

Këshilltari i ministrit të Kulturës, Liburn Jupolli, tha se Shaqir Hoti ishte një nga figurat më të mëdha të trashëgimisë muzikore-folklorike, duke kompozuar më shumë se 180 këngë.

Ndërsa, profesori Valton Beqiri tha se gjatë viteve 2019-2020 kanë mbajtur organizime në shkollat e Kosovës, ku nxënësve u është treguar historia e instrumentit të okarinës.

Instrumente frymore të punuara ndër vite nga Hoti janë vlerësuar si diçka unike dhe të rralla. /RTK

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit