1.3 C
Prizren
E martë, 8 Prill, 2025

Promovohet libri “Ruaju harrimit” i gazetarit dhe poetit Qazim Thaçi

Libri “Ruaju harrimit” i gazetarit dhe poetit Qazim Thaçi u promovua sot në Prizren.

Redaktori Gëzim Ajgeraj theksoi se,  në këtë libër, Qazim Thaçi ofron shumë mesazhe brenda poezisë artistike.

“Duke e ndjekur dhe lexuar poezinë e tij që nga krijimet e para, mund të themi se ajo është një realizim shumë origjinal i një të foluri artistik, e shkrirë mjeshtërisht në art. Për perceptimin dhe shijen e saj, poezia e Thaçit është tërheqëse dhe e kapshme për lexuesin e gjerë,” u shpreh Ajgeraj.

Sipas tij, forma e vargut që promovon poeti ngjan me një kronikë rrëfyese, e cila është e mbushur me sens artistik, duke ruajtur njëkohësisht bazamentin e traditës dhe etnikës.

“Në nuanca të caktuara, mes vargjesh e frazash, krijohen metafora të bukura për lexuesit e këtij stili të poezisë,” shtoi ai.

“Ky lloj rrëfimi, përmes vargut, nxjerr origjinalitetin poetik të Thaçit, i cili frymëzimin e merr brenda etnisë për ta sjellë në art, duke reflektuar përditshmërinë tonë,” theksoi Ajgeraj.

Libri u vlerësua gjithashtu nga krijuesi prizrenas, Ilam Berisha.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe persona duke studiuar

Në promovimin e librit mori pjesë edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vlerësoi lart figurën e Qazim Thaçit.

“E njoh Qazim Thaçin prej shumë vitesh. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në art,” tha Totaj.

Kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm për kulturën dhe artin në Prizren./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i turmë

Më Shumë

Rikthim i befasishëm i dimrit: Reshje bore dhe temperatura nën zero sot

Sot në Kosovë pritet të kemi rikthimin e fuqishëm të kushteve dimërore. Priten vranësira të dendura, të cilat në fillim do të kushtëzojnë reshje shiu....

Rikthehet McKinnis i Bashkimit — gati për Pejën dhe play-offin

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka bërë me dije se lojtari Jarveous McKinnis është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm të rikthehet...

Lajmet e Fundit