Promovohet libri “Shtëpi prej kartoni”

Në ambientët e librarisë “ Altera” e cila ka shënuar një vjetorin e funksionimit, të shtunën në mbrëmje është promovuar libri me titull “ Shtëpi prej kartoni”, i shkrimtarit të ri prizrenas dhe mjaft të talentuar, Roland Spahiu.

Pjesë e kësaj ngjarje të veçantë kultuore ishin figura të shquara të letërsisë sonë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, qytetarë, miq e bashkëpunëtorë të autorit.

Xhevat Lloshi nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, tha se autori Spahiu, me këtë libër ka vënë një gur të çmuar në ndërgjegjën njerëzore. Shkrimtari dhe redaktori i shumë librave nga shtëpia botuese “Uegen”, Xhevair Lleshi, theksoi ndër të tjerash se, autori me fjalën e tij të thjeshtë e të bukur që i qëndron në vendin e duhur, përmes natyrshmërisë së tij atë e çon në elegancë.

Ndërkaq, publicisti dhe shkrimtari Daut Demaku, përgëzoi autorin për këtë botim, dhe tha se ndjehej shumë i lumtur që në horizont po shfaqet një gjeneratë e shkrimtarëve të rinj, të cilët po e thellojnë letërsinë e bukur shqipe.

Kurse vet autori, Roland Spahiu, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ngjarje të rëndësishme për të, dhe tregoi për kohën që ia ka kushtuar librit dhe diçka se çfarë përmban ai. Ndryshe, botimi “ Shtëpi prej kartoni”, është libri i pestë me radhë i shkrimtarit, Roland Spahiu./TV Prizreni/

.

 

Më Shumë

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit