3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

U promovua “Një kosovar në jetën time” i shkrimtares çeke

promovim libriRomancierja e njohur çeke, Marketa Hejkalova, ka promovuar librin “Një kosovar në jetën time”, dje në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, para një numri të madh lexuesish të librit në vend.

Ky është një roman që trajton temën e një femre çeke, e cila ngelet shtatzënë me një kosovar, ku ai e braktisë atë dhe për pasojë kjo çeke e lë pa përkrahje fëmijën e saj. Ky roman me intrigë sa moderne, aq edhe klasike, tregon histori intime, private dhe shtetërore. I mbushur me dashuri dhe politikë, romani i Hejlakovës artikulohet si diskurs nostalgjik në planin personal dhe si diskurs ironik në planin social e politik. Gjithashtu, i shkruar si dëshmi nga jeta e një gruaje nga Çekia e largët, kjo vepër mund të lexohet si rrëfim për shqiptarin “e saj”, nga Kosova dhe për shtetin tonë që synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Shkrimtarja nga Çekia, njëkohësisht nënkryetare e PEN Qendrës çeke, Marketa Hejkalova, ka deklaruar në një intervistë dhënë “KultPlus”, se titulli i këtij libri që është vetë autore, nuk ka të bëjë aspak me jetën e saj private. Ajo ka thënë se ngjarja e librit shtjellon një temë e cila është e papranueshme në jetën tonë.

“Linja tjetër e këtij libri është ajo që Kosovën e përfshinë në një çështje të politikës dhe diplomacisë. Kosova është një shtet i ri dhe vazhdimisht politikbërësit e saj përgatiten për negociata të reja rreth statusit të BE-së. Libri paraqet një histori dashurie të një çifti që në prapavijë kanë edhe përfshirjen e tyre në politikë, sepse personazhet vijnë nga bota e diplomacisë. Kjo ngjarje është shkurtë, një paralele paradoksale ndërmjet historisë dhe vetë jetës”, ka pohuar Hejkalova.

Ky libër, i botuar nga Shtëpia Botuese “OM”, ka 200 faqe dhe është përkthyer nga çekishtja, nga Kestrina Peza, me editor Xhemajl Avdyli, ka për personazh kryesor Jolanën dhe Zaimirin, të cilët pas një fillimi mahnitës të lidhjes së tyre ata këtë lidhje dashurie e mbyllin tragjikisht duke u ndarë nga njëri-tjetri përgjithmonë, për shkak se nuk durohen më mes veti.

E pyetur se çfarë përshtypje ka për imazhin e shqiptarëve të cilët jetojnë në Çeki, themeluesja e Panairit Vjeshtor të Librit në Pragën çeke, Marketa Hejkalova, ka pohuar se e ka të vështirë të përgjigjet për këtë çështje, pasi edhe përshtypjet e çekeve mbi shqiptarët, duke i ndarë në gjenerata dallojnë shumë.

“Për shumicën e çekëve bombardimet të cilat kanë ndodhur mbi qarqet serbe, kanë qenë me emocione. Gjenerata e vjetër në Çeki ka qenë e lidhur emocionalisht me ish-shtetin Jugosllav, ndërkohë gjenerata e re në këtë vend ka përshtypje të mira për sa i përket në përgjithësi popullit shqiptarë dhe Kosova shihet si shtet mik. Ne jemi pjesë e NATO-së dhe Kosova është mbështetur dhe do të ketë përkrahje edhe në të ardhmen nga Çekia. Po ashtu shteti im është një ndër të parët që e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Hejkalova, duke përmendur më pas se edhe presidenti i tyre i famshëm çek Vaçlav Havel, ishte mik i ngushtë i shqiptarëve dhe mik personal i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sidoqoftë, autorja çeke Marketa Hejkalova është e lindur më 1960, në Pragë. Pasi ka studiuar gjuhët finlandisht dhe rusisht, ajo ka punuar si këshilltare dhe atashe kulturore në Ambasadën Çeke në Helsinki. Nga viti 2009, ka punuar në Ministrinë Çeke të Punëve të Jashtme.

Marketa Hejkalova është autore e romaneve dhe tregimeve të cilat janë përkthyera në disa gjuhë si: “Gjithmonë një natë”, “Magjistari i Pekinit”, “Dëshmi nga jeta e saj” dhe disa të tjera.

Më Shumë

SHMP “Lasgush Poradeci” shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë organizoi sot një manifestim festiv me rastin e Ditës së Shkollës, ku mori pjesë edhe Kryetari...

Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj popullsisë civile në Suharekë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit V.N, për...

Lajmet e Fundit