2.8 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Pronari i lokalit në Rahovec kërkon nga i padituri mbi 1 mijë euro kompensim për vjedhje të gjësendeve

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega Rahovec, është mbajtur seanca e shqyrtimit kryesor ndërmjet paditësit, Skender Hundozi dhe të paditurit, Burrim Hundozi, për kompensimin e dëmit material, vlera e të cilës arrin shumën 1,150 euro.

Përfaqësuesi i paditësit, avokati Gazmend Sharku ka kërkuar që seanca të mbahet pa praninë e të paditurit, pasi që sipas tij, i njëjti ka qenë i njoftuar nga seanca e kaluar dhe në seancën e sotme nuk ka prezantuar.

Gjykatësi Betim Behluli e ka aprovuar kërkesën e përfaqësuesit të paditurit, duke shtuar se paditësi ka qenë i njoftuar nga seanca e kaluar e datës 5 mars 2020, mirëpo i njëjti mungon dhe mungesën nuk e ka arsyetuar.

Më pas avokati Sharku i propozoi gjykatës që kërkesëpadinë e paditësit ta aprovoj në tërësi si të bazuar dhe ta obligoj të paditurin, Burrim Hundozi, që t’i kompensojë edhe shpenzimet e procedurës.

“Mbes në tërësi pranë padisë dhe kërkesëpadisë dhe deklarata nga seanca e kaluar, duke theksuar faktin se nga provat e prezantuara që gjenden në shkresat e lëndës, rezulton se i padituri në mënyrë të kundërligjshme e dëmton paditësin në gjësende në vlerë prej 1,150 euro”, tha avokati Sharku.

Sipas përfaqësuesit të paditësit, kjo vërtetohet me vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë dega në Rahovec, të 24 dhjetorit 2018, i plotfuqishëm me 28 mars 2019.

Ndryshe, më 4 prill 2019, Skender Hundozi ka ushtruar padi kundër Burrim Hundozit, për kompensimin e dëmit material.

Sipas padisë, paditësi Skender Hundozi është pronar i lokalit “Randevu”, në të cilin lokal i padituri Burrim Hundozi, me 19 prill 2012, rreth orës 23:30 minuta, ka vjedhur aparatin e cigareve (40 paku cigare të llojeve Marlboro, Kent, LuckyStrike dhe Vinston), një portofol me 3 euro para të gatshme dhe 10 euro apoena metalike.

Sipas padisë, ky pretendim vërtetohet me aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Gjendja në Semetisht të Suharekës pas vërshimeve

Vërshime të shumta kanë ndodhur në tërë vendin për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Edhe në fshatin Semetisht të Suharekës shihet se shumë...

Bizneset në Gjonaj të Hasit akuzojnë KEDS-in për papërgjegjësi: Jemi duke punuar me gjeneratorë

Pronaret e bizneseve në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, kanë reaguar ndaj kompanisë energjetike KEDS, duke e akuzuar për papërgjegjësi menaxheriale dhe mungesë...

Lajmet e Fundit