Protestat në Prishtinë, Mustafa në Pejë, Thaçi në Arabi

Mustafa-Thaci14-26Në orarin e paralajmëruar të protestës gjithëpopullore që mbahet sot në Prishtinë, e cila fillon në orën 14:00, me kërkesa për shkarkimin e Ministrit Aleksandar Jablanovic dhe në mbrojtje të Trepçës, dy krerët e koalicionit qeverisës, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nuk do të ndodhen në Kryeqytet.

Kryeministri Isa Mustafa, siç është bërë e ditur nga një njoftim i LDK’së, do të ndodhet në Pejë.

Ai do të marrë pjesë në manifestimet e Degës së LDK’së në Klinë (ora 10:00) dhe Degës së LDK’së në Pejë (ora 12:00), të cilat shënojnë 25-vjetorin e themelimit të LDK’së, ndërsa në orën 13:00 në një vizitë të Poliklinikës Stomatologjike në Pejë.

Zv/Kryeministri Hashim Thaçi, ndërkaq, është nisur mbrëmjen e së premtes për në Arabinë Saudite, për ngushëllime për vdekjen e Mbretit Abdullah. / Politiko.net

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit