12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Prrizren/ U përkujtua dr. Halil Berisha

Me rastin e 30 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Dr. Halil Berisha, sot nën patronatin e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” u organizua një akademi përkujtimore.

Në një fjalë rasti, kryetari Haskuka theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të Dr. Halil Berisha, në zhvillimin e mjekësisë, dhe vuri në dukje se ai ishte një profesionist i virtytshëm, i cili nuk u përkul kundër trysnive dhe presioneve të organeve të UDB-së jugosllave dhe nuk dha diagnoza të rrejshme për vdekjen e dëshmorëve të vrarë nga okupatori serb, të cilët dëshironin t’i paraqesnin ato si vetëvrasje.

“Mirëpo këtë qëndrim të drejtë, të dinjitetshëm dhe guximtar, të cilin e mbajti edhe në rastin e vrasjes së Xhemajli Berishës, për fat të keq Dr. Halil Berisha e pagoi me çmimin më të shtrenjtë, atë të jetës”, deklaroi Haskuka, i cili më tej njoftoi se me vendimin e marrë në asamblenë komunale, gjatë festave të qershorit Dr. Halil Berishës do t’iu ndahet titulli “Nderi i Qytetit”.

Përveç kryetarit Haskuka, në këtë akademi fjalën e morën edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Artan Abrashi, veprimtarë të çështjes kombëtare, kolegët dhe të afërmit e Dr. Berishës, ndërkaq të pranishëm ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, asamblistët e Kuvendit dhe drejtorët komunalë të Prizrenit, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës si dhe përfaqësuesit e shoqatave dhe qytetarët e Prizrenit.

Më Shumë

Totaj mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka pritur përfaqësuesen e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, me të...

Qeveria publikon programin për festimin e 18 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Programi nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit dhe...

Lajmet e Fundit