9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

PSD improvizon me tym të zi para objektit të Qeverisë së Kosovës

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka mbajtur fjalim para Qeverisë së Kosovës ku edhe në mënyrë simbolike janë vendosur flamuj të bardhë.

Ndërkohë aktivistët e PSD-së kanë improvizuar edhe me një lloj tymi të zi, për të treguar atë që Molliqaj e quan “humbje të perspektivës së Kosovës”

“Kjo marrëveshje paraqet zymtësi dhe i ftojmë qytetarët që ta kundërshtojnë”, ka thënë Molliqaj.

Pas këtij veprimi simbolik, Molliqaj e ka shpallur të mbyllur protestën.//GazetaExpress/

Molliqaj: Kosovës po i ndodh autonomia etnike për serbët

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka mbajtur fjalim sot në protestën e organizuar nga kjo parti për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur me Serbinë në Ohër.

Ai tha se kryeministri Kurti si opozitar ka përdorur Zajednicën për të sulmuar pushtetarët e atëhershëm dhe se tash po ia ndërron emrin asaj që ka pranuar.

“S’ka emër që e zëveëndëson atë që po i ndodh Kosovës. Ajo që po i ndodh Kosovës është e qartë. Është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë. Po ashtu, autonomi ose zona të veçanta që kanë karakter eksterritorial përreth kishave dhe manastirëve ortodokse”.

Molliqaj tha se Kurti tentoi t’ia ndërronte emrin Zajednicës, por se e ka ndërruar mbiemrin e tij.

“Në rrugëtimin e tij për t’ia ndërruar emrin nga Zajednicë në Vetëmenaxhim, ajo që do të mbetet është ndryshimi nga Kurti në Zajednica dhe është Albin Zajednica”.

Ai tha se Qeveria Kurti pikërisht pse e ka shumicën po e ka keqpërdor interesin e asaj shumice. Derisa, Molliqaj ka përmendur edhe idenë për ndryshim kufijsh.

“Refuzimi i marrëveshjes së ripërcaktimin të kufijve, duke e etiketuar Shtëpinë e Bardhë, duke e përjashtuar Luginën e Preshevës dhe në anën tjetër duke e pranuar Zajednicën në vilën e Titos nuk është e rastësishme”.

Molliqaj tha se Kurti me këtë refuzim të kësaj ideje ka refuzuar bashkimin me Luginën.

 

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit