Pse e dha dorëheqjen, Ismail Qemali?

Gjetja e telegramit nuk ishte e rastësishme, pasi, siç shpjegoi z. Kotherja për Shekulli, ai kishte pasur dijeni se një dokument i tillë ndodhej në arkivin e tij, që për shkak të zhvendosjes diku tjetër, e kishte bërë të vështirë rigjetjen.

“Tashmë sapo e gjeta telegramin – na bëri të ditur Kotherja – dhe për këtë gjë, ndihem tejet i lumtur. Ekspozimin e materialit, e kam vendosur për ditë më pas. Mendoj se, materiali që disponoj është mjaft i rëndësishëm.”

 

Kotherja shpjegoi gjithashtu se, ajo çka e bën të rëndësishëm këtë dokument, ka të bëjë me faktin se telegrami është shkruar me dorën e vetë Ismail Qemalit.

“Veç kësaj, telegrami që disponoj është telegrami i fundit, i dërguar nga kabineti i Ismaili Qemalit”.

Telegrami në fjalë, – vijoi më tej, Kotherja, – njofton dorëheqjen e qeverisë së parë shqiptare në janar të vitit 1914, për t’ia kaluar pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK).

“Siç e theksova edhe në fillim, telegrami është shkruar në turqisht, nga dora e Ismail Qemalit dhe është i panjohur deri më sot. Fatmirësisht, kemi edhe përkthimin e këtij dokumenti të fundit, i dalë nga qeveria e Vlorës. Telegrami është i fotografuar.”

Studiuesi Niko Kotherja është gjithashtu dhe autori i gjetjes së aktit të Shpalljes së Pavarësisë, por edhe i mjaft dokumenteve me rëndësi historike dhe kombëtare, si dhe i shumë fotografive, që deri më sot kishin mbetur të panjohura.

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Lajmet e Fundit