21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Publikohen këngët konkuruese për festivalin Zambaku i Prizrenit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit dhe organizata Festivali Zambaku i Prizrenit si implementuese e projektit të festivalit kanë shpallur listën e këngëve konkuruese të përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të këtij edicioni të festivalit.

Nga të gjitha këngët konkuruese të edicionit të 31-të, juria profesionale/seleksionuese e përbërë nga: David Tukiçi – Prof. Kompozitor/Dirigjent (kryetar i jurisë), Mentor Zajmi – Prof. Klarinetist (anëtar) dhe Edon Ramadani – Prof. Dirigjent (anëtar), kanë përzgjedhur 16 këngët garuese të festivalit si në vijim:

1. Të takohemi në Zambak – Dardan Gjinolli
Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Dardan Gjinolli

2. Kur jam me ty – Niki Mjeda
Muzika: Anton Kaftalli, Vargjet: Lindita Halili, Orkestrimi: Ilir Zoga

3. Një natë vere në Prizren – Tolga Kazaz
Muzika dhe Vargjet: Kujtim Gërmizaj, Orkestrimi: Artan Elshani

4. Zemra zemrën vet e gjenë – Ana Lushi
Muzika: Jetmir Barbullushi, Vargjet: Jorgo Papingji, Orkestrimi: Shpëtim Saraqi

5. Vdeksha në sytë e tu – Fioralba Syla
Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Naim Krasniqi

6. Lamtumirë moj gotë – Gentian Gojani
Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Shkëlqim Raci

7. Hëna dhe ti – Eranda Bytyqi & Fatih Qukiqi
Muzika dhe Orkestrimi: Anida Gjinali, Vargjet: Fiona Thaqi

8. Mall – Rakipe Karaj
Muzika dhe Orkestrimi: Ylli Kalaja, Vargjet: Aulon Kalaja

9. Melosi hynjor – Qëndresa Bunjaku
Muzika dhe Vargjet: Arijeta Daci, Orkestrimi: Hysni Klinaku

10. Për ty – Ruzhdi Sadiku
Muzika dhe Orkestrimi: Ruzhdi Sadiku, Vargjet: Bashkim Buxhovi

11. Bulamasin – Hyrmet Celina
Muzika dhe Vargjet: Hyrmet Celina, Orkestrimi: Sertan Sallahi

12. Larg dhe afër – Laorjan Ejlli
Muzika: Oleg Gjerga, Vargjet: Prec Zogaj, Orkestrimi: Gazmend Kraja

13. Më i bukuri vend – Besmir Shishko
Muzika: Veton Perolli, Vargjet: Musa Bushrani, Orkestrimi: Artan Elshani

14. Je frymë për mu – Eda Cerriku
Muzika dhe Orkestrimi: Orges Kallaku, Vargjet: Denata Toce

15. Nën hijen e lisit plak – Agon Tufa
Muzika: Hysni Klinaku, Vargjet: Milaim Islami, Orkestrimi: Agron Syla

16. Mall – Shaban Krasniqi
Muzika: Shaban Krasniqi, Vargjet: Ismail Kadare, Orkestrimi: Arbër Krasniqi.

Më Shumë

Kot grindem me hënën

Enver Sulaj Fjalët e shenjta më vijnë si profeci Si magji Si ankth Dhe më lënë pa frymë, pa fjalë. Sonte mori fund vuajtja Fjalët ikën tej reve Ti dridhesh si...

Antidroga me aksion të madh në Prizren dhe Gjakovë, sekuestrohen kokainë e armë

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali. Mëson se gjatë...

Lajmet e Fundit