8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Publikohen pamjet kur Trump ngatërron gruan që e akuzonte për përdhunim me ish-gruan

Pamjet nga tetori i kaluar përfshijnë një diskutim të publikuar më parë, por të pa parë më parë, në të cilin ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ngatërroi një foto të akuzueses së tij, shkrimtares E Jean Carroll, me një foto të gruas së tij të dytë, Marla Maples.

Videoja e dëshmisë së Donald Trumpit në gjyqin për përdhunim në New York është publikuar gjatë mbrëmjes së kaluar.

“Kjo është Marla, po. Ajo është gruaja ime”, tha Trump. “Personi që sapo treguat është E Jean Carroll”, u përgjigj hetuesi i tij.

Carroll pretendon se ish-lideri amerikan e përdhunoi atë në një dyqan njujorkez në mesin e viteve 1990.

Trump gjithashtu shihet duke përsëritur, “me respektin më të madh të mundshëm, ajo nuk është tipi im”.

Trump po përballet me disa procese gjyqësore, duke përfshirë hetimet rreth përpjekjeve për ndryshimin e rezultateve zgjedhore të vitit 2020, mbajtjen e të dhënave të klasifikuara si dhe çështjet e biznesit e taksave.

Ai u deklarua i pafajshëm për 34 akuza penale që kanë të bëjnë me një pagesë në adresë të yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels, e cila pretendon se kishte një aferë seksuale me Trumpin. /Telegrafi/

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Lajmet e Fundit