10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasët e nënta, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 50.75 për qind.

MAShTI ka njoftuar se në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54.4, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe – 57.5, Gjuhë angleze – 74.1, Histori – 42.1, Gjeografi – 50.5.

Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47.1 për qind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46.8, Informatikë – 52.1, Fizikë – 45, Kimi – 41.3 dhe Biologji – 51.2.

Testit të Arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasëve të nënta.Fatmir Elezi, shef i Divizionit për Monitorim dhe Vlerësim në Ministri të Arsimit tha ditë më parë në “Kallxo Përnime” se nga Testi i Arritshmërisë janë përjashtuar rreth 50 nxënës.Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar fazës së dytë të Testit të Arritshmërisë.Por, në dy fazat e testimeve, pyetjet e këtij testi janë publikuar në rrjetet sociale.

Më Shumë

Universiteti i Prizrenit merr kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka shënuar një arritje të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit akademik rajonal, duke marrë kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike...

Hedhja e mbeturinave në Dobërdelan, Muharremaj paralajmëron ndëshkime

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj hedhjes së paligjshme të mbeturinave inerte në fshatin Dobërdelan, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për...

Lajmet e Fundit