5.7 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Punëtorët e Telekomit pa paga, kryesindikalisti paralajmëron masa nëse nuk vepron Qeveria

Ditë më parë janë bllokuar llogaritë e ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës, pasi që kjo e fundit  nuk ka arritur ta shlyejë borxhin që ka ndaj kompanisë private, “Dardafon”, raporton portali Front Online.

E, si pasojë e bllokimi të llogarive nga përmbaruesi, punëtorët e  Telekomit nuk kanë arritur t’i marrin pagat e muajit tetor.

Lidhur me këtë për Front Online, ka folur kryetari i sindikatës së punëtorëve të PTK-së, Lami Balaj.

Ai tha se janë në pritet të zhbllokimit të llogarive në mënyrë që t’i marrin pagat.

“Nuk ka paga se janë blloku llogaritë. Presim zhbllokimin e llogarive tani pagat”, tha ai.

Balaj tha se gjendja në këtë ndërmarrje nuk është e mirë pasi që punëtorët janë duke punuar në ankth.

“Gjendja nuk është e mirë puna po vazhdon ne jemi në proces të rregull të punës, gjendja nuk është mirë se punëtorët janë në ankth por edhe të gatshëm për veprimet që do t’i marrim”, tha ai për Front Online.

Kryetari i sindikatës kërkoi nga Kryeministrit Hoti dhe Ministrit Kuçi që sa më parë ta gjejnë një zgjidhje për Telekomin, pasi që siç tha ai, që nga muaji korrik kanë qenë të informuar se do të bllokohen llogaritë.

 

Më Shumë

Gjendet 14 vjeçarja nga Rahoveci

Pas tre muajsh, Alisiana Bekim Shala, 14 vjeçare, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025,...

Dyshohet për keqpërdorim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Prizren, një person pëson lëndime

Një rast i dyshuar i keqpërdorimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare është raportuar në Prizren, ku një person ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit