10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Punëtorët që humbën vendet e punës gjatë pandemisë, ATK hap aplikimin për subvencionimin e pagës

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga masa “Mbështetja e Punësimit” në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia Covid-19.

Sipas ATK-së, subvencioni i pagës vlen për të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, për të punësuarit e formalizuar dhe mbështetja për punësimin e grave.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike COVID-19, si dhe vendimet e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, gjegjësisht vendimet për subvencionim sipas masave 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar si dhe 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa”, thuhet në njoftim.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në ATK për periudhat nga muaji korrik 2021 e tutje.

Aplikimi bëhet përmes ueb-faqes së ATK-së dhe është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.

Pra, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar në këto masat:

• Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – mbështetje për tre muaj nga 100 euro;

• Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – mbështetje për tre muaj nga 50 euro; dhe

• Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – mbështetje për tre muaj nga 50 euro.

Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së, te linku Shërbimet elektronike.

Më Shumë

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me...

Lajmet e Fundit