Putin, drejt izolimit të plotë

PutinEdhe pse shumë vende perëndimore i shmangen përballjes së drejtperdrejt me të, apo edhe kërkesës publike që Rusia të kalojë në veprim, Vladimir Putin sa vjen e izolohet më shumë ndërkombëtarisht.

Rusia është një vend i madh, ka të drejtën e vetos në OKB; Putin vet gëzon mbështetje të gjerë brenda kufijve. Të mos harrojmë, – thotë CNN, – se varianti i ngarjeve që u serviret rusëve përbën një lloj realiteti alternativ, ku për ndodhinë e avionit malajzian, me faj vishet qeveria ukrainase, edhe pse territorin nga ku lëshohen raketat nuk e kontrollon ajo, por rebelët pro-rusë.

Pretendimet e Moskës shkojnë deri aty, sa të thuhet se Kievi mund të ketë dashur të rrëzojë avionin e presidetit Putin, por doli huq. Me pak fjalë, një tërësi informacionesh të fabrikuara, që e ndihmojnë shefin e Kremlinit të mbetet popullor në vendin e tij.

Mbështetja e brendshme, Putin-it i intereson shumë. Megjithatë, izolimi i jashtëm nuk kalon pa pasoja. Në sytë e ekspertëve, qëndrimi i tij po e vendos Rusinë në pozitat e një pasigurie të thellë, për sa i takon investimeve të biznesit, marrëveshjeve diplomatike, e pothuajse çdo tjetër që i intereson në raport me Perëndimin.

Rusia nuk është Irani, – vazhdon CNN. – Është një shtet i madh, të cilit i nevojiten investimet e huaja. Në tregjet globale, ajo shet përgjatë gjithë kohës borxhin e vet dhe është e pamundur të mos ketë qasje me botën, e të mos ia ketë asaj nevojën.

Në këtë këndvështrim, Europa ka një as nën mëngë. Nëse europianët vendosin t’i ashpërsojnë sanksionet ekonomike, ndikimi do të jetë i qenësishëm. E, duke qenë se Rusia është pjesë e ekonomisë globale, Putin nuk mund të jetë i pandjeshëm ndaj këtyre masave, të shndërruara sot në armën më të mirë të momentit, që kontinenti i vjetër ka në dorë kundër tij.

Më Shumë

Hapet aplikimi për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Murati jep detaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat. Në njoftim është bërë me...

Edicioni i katërt i “Prizren Rock & Blues Festival”, spektakolar dhe energjik si asnjëherë më parë

Më 3, 4 dhe 5 korrik, në tri net magjike, në dy skena gjigante, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi”, ngjiten virtuozët vendorë...

Lajmet e Fundit