4.1 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Që nga fillimi i pandemisë në Malishevë nga Covid-19 kanë vdekur 34 persona

Qysh nga fillimi i pandemisë, 34 persona kanë vdekur nga koronavirusi në komunën e Malishëvës.

Sipas njoftimit të komunës në Malishevë brenda 24-orëve të fundit është shënuar edhe një rast i vdekjes nga ky virus.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19, një person ka vdekur dhe është regjistruar një rast i ri. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikim e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe në komunikim me rastet ne terren”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Aktualisht në Malishevë me koronavirus janë aktive edhe 40 persona.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 540 raste të prekur, prej tyre 476 janë shëruar, 34 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 40 persona”, thuhet më tutje në njoftim.

Në ndërkohë gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar edhe 229 raste të reja me koronavirus.

Më Shumë

Prizreni pjesë e punëtorisë rajonale për ndërmarrësinë e grave në Ohër

Zyra për Integrime Evropiane dhe gratë ndërmarrëse të Komunës së Prizrenit morën pjesë në punëtorinë “Zhvillimi i Masave Strategjike Rajonale për Ndërmarrësinë e Grave...

Trepça fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të pestë radhazi, pasi në finale mposhti Bashkimin me rezultat 91-72. Ndeshja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit