11.7 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Qëndrime kontradiktore për temat që do të shtrohen në Bruksel

Prishtine beogradGati pas një viti pauzë do të rinisë dialogu politik në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në kohën kur janë tensionuar marrëdhëniet mes koalicionit të shumicës shqiptare në Qeveri dhe Listës Serbe, pas shkarkimit të ish-ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jablanoviq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, do të vazhdojnë aty ku e lanë pararendësit e tyre, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq shkruan sot ‘Koha Ditore’.

Përveçse procesi do të nisë me fytyra të reja nga secila palë dhe me ndërmjetësuesen e re, përfaqësuesen e re speciale të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, zyrtarisht nuk dihet se cila do të jetë agjenda e takimit të parë.

Prishtina dhe Beogradi zyrtar kanë ofruar qëndrime kontradiktore sa u përket temave që do të diskutohen, derisa nga Brukseli kanë thënë se do të bisedohet për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Dy kryeministrat do rishikojnë progresin e arritur deri më tani në dialog dhe të vendosin si të shkohet tutje me proces të normalizimit të raporteve”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Mogherinit.

Më Shumë

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Lajmet e Fundit