Qeni infektohet me COVID-19, rasti i parë në Angli

Në Angli është regjistruar rasti i parë i infektimit të një qeni me COVID-19, i cili e mori virusin nga pronarët.

Rasti u konfirmua pas testeve në laboratorin e Agjencisë së Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve në Weybridge, Surrey.

Veterinerja kryesore e Mbretërisë së Bashkuar, Christine Middlemiss, tha se është ‘shumë e rrallë’ që qentë të infektohen me COVID-19.

“Është shumë e rrallë që qentë të infektohen dhe ata zakonisht tregojnë vetëm shenja të lehta klinike dhe shërohen brenda pak ditësh. Nuk ka asnjë provë të qartë që sugjeron se kafshët shtëpiake transmetojnë drejtpërdrejt virusin te njerëzit. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër këtë situatë dhe do të përditësojmë udhëzimet tona për pronarët e kafshëve shtëpiake nëse situata ndryshon”, u shpreh ajo.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit