9.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Qeveria do të adresojë rekomandimet e Kushtetueses rreth shfuqizimit të Ligjit për Paga

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri në një konferencë për media tha se aty ku Kushtetuesja ka sugjeruar për korrigjim do të veprojnë në të gjitha kategoritë dhe ku rekomandohet për largim të dispozitave do të veprojnë.

“Çka do që nuk kontestohet si çështje nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të trajtohet si e tillë dhe do të mbetet. Por do të shikohet për kategoritë veç e veç dhe aty ku ka rekomandime për korrigjim, ne menjëherë do të nisim, e po ashtu dhe rekomandimet ku kërkohet të largohet ndonjë dispozitë”, deklaroi Tahiri, njofton Klan Kosova

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shfuqizuar Ligjin për pagat më 30 qershor, pasi nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën e vendit, po ashtu sipas vendimit të Kushtetueses zyrtarët publikë nuk mund t’i marrin paga me rritje sipas Ligjit paraprak që ka qenë i miratuar vitin e kaluar.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese zyrtarët publikë nuk do t’i marrin pagat e rritura sipas Ligjit që ishte miratuar më 2019.

Ligji për paga ishte miratuar në muajin shkurt të atij viti. Ky ligj rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind mbeten jashtë

Më Shumë

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë...

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit