Qeveria ndan mbi 88 mijë euro për angazhimin e 50 infermierëve shtesë në procesin e vaksinimit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë mbi 88 mijë euro për angazhimin e 50 infermierëve në procesin e vaksinimit.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar që të ndahen 88 mijë e 620 euro për angazhimin e këtyre infermierëve, duke thënë se ky numër tejkalon numrin e paraparë në planin e veprimit për vaksinimin në masë.

“Propozim vendimi ka për qëllim ndarjen e mjeteve në vlerë prej 88 mijë e 620 eurove për angazhimin e 50 infermierëve për procesin e vaksinimit, pasi që ky numër tejkalon numrin e infermierëve të paraparë në planin e veprimit për vaksinimin në masë të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë ai.

Vitia e ka parë të nevojshme angazhimin e këtyre infermierëve të cilët janë në listën e pritjes, duke u bazuar në situatën me pandeminë dhe kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve për vaksinim, sidomos në Komunën e Prishtinës ku pritjet për një termin nganjëherë janë më shumë se një javë.

“Duke u nisur nga situata aktuale me pandeminë COVID-19, kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve sidomos në Komunën e Prishtinës, në sallën 1 Tetori për vaksinim dhe si nisur nga fakti që për këtë komunë çdo herë rezervohen termine për disa ditë, nganjëherë edhe më shumë se një javë, propozoj ndarjen e mjeteve në vlerë prej   për angazhimin e 50 infermierëve në procesin e vaksinimit të cilët janë në listën e pritjes në Ministrisë së Shëndetësisë. Mjetet e ndara merren nga programi i rimëkëmbjes ekonomike”, ka shtuar

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit