9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Qeveria ruse ndalon komedinë britanike mbi Stalinin

Jo, nuk ka censurë në Rusi! Thotë ministri rus Kulturës Vladimir Medinski. Jo, Moska nuk i druhet përballjes kritike me historinë e vet! Thotë ministri Medinski.

E megjithatë ai ndalon pak ditë para premierës në kinematë ruse të komedisë britanike për “Vdekjen e Stalinit”.

Me pretekstin, se ky film është kundër ligjit. Se kundër cilit ligj, këtë ai nuk e di. Kushtetuta nuk mund të jetë. Sepse ajo nuk e lejon censurën.

Ministri i Kulturës nxjerr në pah, se kemi të bëjmë më shumë me ligje morale. Ai dhe disa deputetë të Dumës me sa duket nuk e gjejnë me vend, që pikërisht në prag të 75 vjetorit të betejës së Stalingradit rusëve t’u ofrohet një pamflet, që përqesh fituesin e Luftës së Dytë Botërore: Josef Stalin.

Njëri prej këtyre deputetëve është komunistja Elena Drapeko. Ky film rrezikon harmoninë, që ka arritur shoqëria ruse. Më bukur këtë e pati formuluar Stalini, kur pat deklaruar: “Jetohet më mirë, jetohet më gëzueshëm.”

Por le ta sqarojmë një herë: se çfarë mund t’u ofrohet dhe çfarë nuk mund t’u ofrohet qytetarëve rusë – për këtë vendos qeveria. E ajo ka vendosur, që rusëve t’u ofrohet më pak se sa qytetarëve të Gjeorgjisë, Polonisë, Gjermanisë apo të SHBA-së. Shtrohet pyetja: përse? Sepse Kremlini nuk ka besim tek rusët, që mund të krijojnë një gjykim të vetin? Kjo është marrëzi.

Qytetari rus është po aq i vetëdijshëm sa edhe ai në perëndim. Gazetarët rusë, që e kanë para paraprakisht komendinë për Stalinin, qeshin me batutat po ashtu si edhe kolegët e tyre në Britaninë e Madhe apo diku tjetër.

Frytet e ëmbla të ndaluara

Një shoqëri e fortë civile nuk i trembet diskutimit publik, as debatit për të kaluarën e vet. Shprehja hapur e mendimit ndryshe pranimi i tij me respekt janë pjesë e demokracisë, e madje e forcojnë atë. Një demokraci, nuk është e tillë nëse në të nuk debatohet, nuk ka përballje.

Kush nuk do ta shohë filmin, le të mos e shoh atë. Kaq e thjeshtë është. Por pikërisht ndalimi i filmit do ta bëjë atë edhe më interesant për shumë të rinj. Tek e fundit frutat e ndaluara janë veçanërisht të shijshme, ashtu sikurse edhe librat e ndaluar janë më interesantë – edhe këtë e dinë njerëzit nga koha e Bashkimit të dështuar Sovjetik.

Ndryshe nga kohët sovjetike sot qeveria nuk mund të ndalojë, që rusët e rinj ta shohin filmin. Kush do të di më shumë për të, mund të pyesë cilindo rus të ri, se në cilën faqe të internetit e ka parë ai filmin.

Mbrojtja e diktatorit më brutal sovjetik nuk mund të jetë detyrë e shtetit rus. Një kasap, që është përgjegjës për vrasjen e aq shumë miliona rusëve, edhe presidenti Putin e ka quajtur një “figurë komplekse”.

Ndoshta shefit të Kremlinit nuk i vjen për mbarë një diskutim për rolin e Stalinit në histori tani pak javë para zgjedhjeve presidenciale? Ai dëshiron që sa më shumë të jetë e mundur të dalin në votime. Askush nuk duhet të qëndrojë në shtëpi për shkak të komedisë./DW/

Më Shumë

AAK merr iniciativë për shkarkimin e Qeverisë Kurti, përgatit mocion mosbesimi dhe Rezolutë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës. shkruan...

Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Në kuadër të takimeve me qytetarë, Prokurorinë Themelore në Prizren të mërkurën e kanë vizituar nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Mehmet Akif”...

Lajmet e Fundit