QKUK-ja nuk lajmëron policinë për vjedhjen e dyshuar të barnave

QKUK5-24Qendra Klinike Universitare e Kosovës po e fsheh një vepër të dyshuar penale nga organet e drejtësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Ky institucion të premten ka marrë rolin e policisë dhe të prokurorisë. Ka vendosur që dyshimet për vjedhje nga stafi i QKUK-së t’i trajtojë vetë, pa i përfshirë këto dy institucione.

Emine Rama Simnica, kryeinfermiere në një repart të Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, po dyshohet se në mënyrë sistematike ka vjedhur dhjetëra albumina, të cilat ishin të parapara që t’u jepeshin pacientëve.

Ajo ka mohuar që ndonjëherë të këtë vjedhur në vendin e punës. Ka thënë se e kanë shantazhuar. Sipas saj, menaxhmenti i kishte thënë se “nëse jep dorëheqje nga pozita e kryeinfermieres kjo çështje do të mbyllet”. Ka deklaruar se askush ende nuk e ka paraqitur në polici.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit