EULEX-i dhe gazetarët serbë shkëmbejnë informata për të zhdukurit

EULEX-kosoveNjë delegacion i Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë në Kosovë ka takuar të premten zëvendësin e kryeprokurorit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Jonathan Rathelin, me qëllim të shkëmbimit të informatave për rastet e gazetarëve serbë të rrëmbyer dhe të vrarë në Kosovë, ka bërë të ditur Shoqata e Gazetarëve të Serbisë, përmes një komunikate për media.

Sipas kësaj komunikate, Rathel i ka thënë delegacionit të gazetarëve të Serbisë se EULEX-i është i vendosur që të hetojë të gjitha rrethanat e zhdukjes së gazetarëve në Kosovë ashtu që të arrihet deri te faktet e rëndësishme për zbardhjen e fatit të gazetarëve të zhdukur dhe të vrarë.

Ai ka thënë se EULEX-i do t’i kontrollojë të gjitha bazat e shënimeve për të arritur deri tek informatat e nevojshme për rastet e gazetarëve të zhdukur dhe të vrarë në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë në Kosovë, Budimir Niçiq, ia ka përcjellë Rathelit shënimet për shtatë gazetarë të rrëmbyer e të vrarë prej vitit 1998 deri në vitin 2000 në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Ai ka kërkuar informata për angazhimin e EULEX-it në veprimet hetuese në rastet e punëtorëve medialë, Ranko Pereniq dhe Gjuro Slavuji, që janë rrëmbyer më 1998, para ardhjes së bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, përfundon komunikata./Koha Ditore/

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit