4 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

QRTK në Prizren: Komuna po tenton t’i përvetësojë projektet tona

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore(QRTK) në Prizren, thotë se Komuna në këtë qytet, po tenton t’i përvetësojë projektet e saj.

Sipas QRTK-së, deri më tash nuk është njoftuar nga Komuna e Prizrenit për ndonjë plan konkret.

“Shihet qartë tendenca e Komunës së Prizrenit për të përvetësuar projektet e QRTK-së”, thuhet në komunikatën e këtij institucioni.

“QRTK nuk është e njoftuar se Komuna e Prizrenit ka ndonjë plan konkret për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës, përveç “planeve për eliminimin e rrezikut që kanosen nga objektet e vjetra” e cila është pasojë e mosveprimit të tyre”.

“Për të paraqitur si sukses të saj, Komuna e Prizrenit paraqet punët e realizuara nga QRTK . Pra, mospunën e vet është duke u munduar ta kamuflojë me sukseset e QRTK në Prizren”.

“QRTK është ndër institucionet më të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore”.

“QRTK është institucion vartës i MKRS-së, që në kuadër të fushëveprimit të vet, identifikon, dokumenton, planifikon, koordinon, zbaton dhe promovon plane dhe aktivitete në fushën e trashëgimisë kulturore në Rajonin e Prizrenit”.

“Ndër të tjera Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të planprogramit sistematikisht ka bërë ndërhyrje restauruese në objektet e trashëgimisë kulturore, vetëm në vitet 2017-2018 janë mbi 30 projekte restauruese”.

“ Përpilimi i Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit është iniciuar dhe është duke u përpiluar (punuar) me financimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), implementues i projektit është RROK–u (Rrjeti i Organizatave Kulturore) Prizren, kurse QRTK-ja me profesionistët e saj, është bashkëpunëtore lokale për hartimin e Planit të Menaxhimit”.

“Revitalizimi dhe integrimi socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën “Marin Barleti” (Revitalizimi i rrugës “Marin Barleti”) është projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Bashkimit Evropian – Zyra në Kosovë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar – Kosovë; implementuesit e projektit janë Qendra Rajonale për Trashëgiminë Kulturore (QRTK) – Prizren dhe Organizata Jo-Qeveritare Ec Ma Ndrysh, kurse partner i projektit është dhe Komuna e Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria merr një pikë në Drenas, barazon pa gola me Feronikelin ’74

Liria e Prizrenit ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 0:0 ndaj Feronikelit '74 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas. Skuadra prizrenase u përball...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit