Quni: Asnjë nga anëtarët e Komisionit qeveritar për veteranët nuk kanë qenë të LDK-së

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Anton Quni, ka thënë se LDK nuk mund të marr përgjegjësi për listat e veteranëve pavarësisht se janë miratuar në kohën e Qeverisë Mustafa.

Quni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se numri i vërtet e veteranëve luftëtar do të duhej të ishte diku 15 mijë.

Ai ka thënë se numri 60 mijë nuk i takon kategorisë së luftëtarëve por mund të jenë “pjesëtarë” apo “pjesëmarrës”.

Ish-deputeti i LDK-së, thotë se përgjegjës për fryrjen e listave janë shumë faktorë përfshirë ndërhyrjet e subjekteve politike.

Quni ka thënë se Komisioni verifikues për identifikimin e veteranëve i formuar në Qeverinë Mustafa sipas ligjit nuk ka pasur asnjë lidhje me LDK-në pasi sipas tij anëtarët janë identifikuar me PDK-në, AAK-në dhe NISMA-n.

“Ky komisionin është udhëhequr ngë gjeneral Çeku, prandaj nuk është logjike që ata që kanë shkaktuar problemin ta sanojnë sot problemin”, tha ndër të tjera Anton Quni./Telegrafi/

Më Shumë

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit