20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Quni e citon Ajnshtajnin në prag të zgjedhjeve të LDK’së: Lider është ai i cili, nga rrëmuja sjell thjeshtësi

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Anton Quni, njëherësh edhe pretendues për postin e kryetarit të këtij subjekti politik në zgjedhjet e brendshme të 14 marsit, ka ndarë disa fjalë për karakteristikat e një lideri.

Quni, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka cituar një thënie të fizikantit të mirënjohur botëror, Albert Ajnshtajn, në prag të zgjedhjeve të brendshme të LDK’së, shkruan Gazeta Express.

““Lider është ai i cili, nga rrëmuja sjellë thjeshtësi…. Nga moshmarrëveshja sjellë harmoni… Dhe nga vështirësia, sjellë mundësi” — Albert Einstein”, thuhet në postimin e tij.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie, ka deklaruar ekskluzivisht në T7 se e pretendon postin e kryetarit të LDK’së.

Emra të tjerë që janë përmendur nga ky subjekt për postin më të rëndësishëm janë edhe Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Melihate Termkolli dhe Lutfi Haziri.

Zgjedhjet në LDK do mbahen më 14 mars.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Lajmet e Fundit