Quni: Gropa te Sheshi i Lidhjes po e rrezikon jetën e njerëzve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, premton se do të zgjidh problemin e gropës te Sheshi i Lidhjes, i cili që disa vite është hapur për gërmime arkeologjike.
Sipas tij, kjo gropë po e rrezikon jetën e njerëzve.

“Vitet po kalojnë e kjo gropë që është hapur për gërmime arkeologjike, në mes të qytetit, po vazhdon me qenë e hapur duke rrezikuar jetën e kalimtarëve e sidomos të fëmijëve”, tha Quni.

Ai nuk pajtohet me arsyetimin e pushtetarëve.

“Arsyetimin se kjo bie në domenin e pushtetit qendror, që zyrtarët komunal e kanë dhënë, sa herë asamblistët tanë e kanë ngritur si shqetësim, nuk qëndron, sepse një qeveri e përgjegjshme lokale do të kishte gjetur mundësi alternative për t’i bërë një mbyllje të përkohshme, me material që mundëson hapjen e lehtë sa herë do të duhej vazhduar punimet”.

“Një pamje e tillë ka shëmtuar zonën më të frekuentuar të qytetit duke dëmtuar në masë të madhe edhe turizmin”.

“Unë dhe ekipi im e kemi; idenë, planin dhe ekspertët më të mirë që do të përkujdeseshin për ti zgjidhur çështjet si kjo e të tjera infrastrukturore të hapësirave publike”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Lajmet e Fundit