15.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Quni: Mbretëria e Bashkuar ndër mbështetësit tanë kryesor në procesin e tranzicionit të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti sot në takim Këshilltarin e Transformimit të Mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor, gjeneral brigade Johnny Bowron.

Në takim, ministri Quni e njoftoi brigadierin Bowron me zhvillimet në MM dhe FSK, të arriturat gjatë procesit aktual të tranzicionit dhe sfidat e shfaqura gjatë krizë aktuale të pandemisë COVID-19.

Ai, ndër të tjera  shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për rolin dhe kontributin e madh të shtetit, qeverisë dhe Forcave të Armatosura Britanike në ndërtimin dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit tonë, vet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Në takimin e radhës me brigadierin Bowron, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama theksoi se partneriteti me Forcat e Armatosura Britanike do të vazhdojë të jetë i fuqishëm në perspektivën tonë zhvillimore për të arritur aftësitë, kapacitetet dhe standardet më të larta operacionale.

Nga ana e tij, brigadieri Bowron shprehu vlerësimin e lartë për strategjinë e tranzicionit të MM/FSK-së si dhe të arriturat e deritashme  duke shprehur mbështetjen nga autoriteti zyrtar dhe eksperienca e tij për këtë proces edhe në të ardhmen.

Ministri Quni gjatë takimit shoqërohej nga këshilltari i tij ushtarak, kolonel Hamdi Pollomi dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Hasan Hoxha.

Më Shumë

Policia shpall në kërkim këta persona: Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim në Prizren (FOTO)

Policia në Prizren ka lëshuar një deklaratë për bashkëpunim. Në fotot e publikuara të katër të dyshuarve për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe...

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Lajmet e Fundit