21.5 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

Quni për sulmin me vezë ndaj Hotit: Veprim i shëmtuar

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, e quan të shëmtuar sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Ai, fton partitë politike dhe qytetarët që të tregohen të matur dhe të bashkuar për Kosovën.

“Praktikat e tilla janë të shëmtuara dhe të dëmshme për proceset vendimtare politike, nëpër të cilat po kalon Kosova”, tha Quni, i cili është edhe kryetar i LDK-së në Prizren, shkruan “PrizrenPress”.

Zëvendëskryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti, u sulmua dje me vezë.

Sulmi ndaj tij, erdhi pas deklarimeve të fundit të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa se “Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-në dhe BE-në”

Ndërkaq, ministri Quni ka një thirrje për partitë politike dhe qytetarët e vendit.

“Duke dënuar sulmin e sotëm, u bëjmë thirrje të gjithë akterëve politik dhe qytetarëve të Kosovës për qetësi dhe maturi”.

“Më shumë se kurrë na nevojitet unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit, në mënyrë që Kosova të merr kthesën nga e mbara për të mirën e gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Më Shumë

Dua Lipa dhe Jennie publikojnë videoklipin e ‘Handlebars’

Është publikuar videoklipi i këngës ‘Handlebars’, që është bashkëpunim i Dua Lipes me këngëtaren koreano-jugore, Jennie. Kënga është pjesë e albumit të Jenniet, me titull...

Policia shqiptoi 2106 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2106 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit