32.8 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Quni: Po të isha për pazare me PDK’në, do t’i rehatoja fëmijët e mi të cilët janë të papunë dhe kanë diploma

Ministri i Mbrojtës Anton Quni, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se po të donte të bënte pazare me Partinë Demokratike të Kosovës, do t’i rehatonte në puna të institucioneve publike fëmijët e tij të cilët janë të papunë edhe pse kanë diploma universitare.

“Unë të tre fëmijët e mi i kam me diploma universitare. Me një kërcitje të gishtave, unë do t’i vendosja fëmijët e mi në qeveri”, është shprehur Quni.

Tutje, ai tregoi se cka punojnë fëmijët e tij derisa kanë edhe diploma universitare.

“Vajza ime është me diplomë të Universitetit Amerikan, punon në kozmetikë për t’i financuar studimet”, thotë Quni.

“Djali, gjithashtu me diplomë universitare, pasi ka kryer studimet në Kosovë, ka dalë në perëndim duke punuar në ndërtimtari dhe tash së fundmi punon në një punë më normale”, ka thënë Quni.

“Djali tjetër studion në menaxhmentin e fushës së tregtisë çdo vikend ngarkon dhe shkarkon mobile në depot e ndryshme të Vienës”, tha ai.

Gjithashtu, ai tregoi se nuk ka ndryshuar qëndrimet e tij për PDK’në.

“Po të kisha ndryshuar do ta kisha pasur dertin e fëmijëve të mi”, shtoi Quni.

Më Shumë

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Prizreni nis fazën përgatitore më 1 korrik

Klubi futbollistik Prizreni ka bërë të ditur se faza përgatitore zyrtare për sezonin e ri do të nisë më 1 korrik 2025. Megjithatë, një...

Lajmet e Fundit