17.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Quni thotë se Nasheci dhe Lugishta e Hasit u lanë në mjerim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar me banorët e fshatit Nashec dhe Lugishtë të Hasit.

Ai, ka premtuar rikthimin e qeverisjes së mirë të LDK-së.

Ka kritikuar qeverisjen e kryetarit aktual, Mytaher Haskuka.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme“Vizitova Nashecin, dhe atje kuptova që banorët e rrugës “Besim Shala”, janë lënë në mjerim të skajshëm infrastrukturor. Pa kanalizim e pa rrugë të shtruar, detyrohen të ecin nëpër baltë e të jetojnë me kundërmimin e ujërave të zeza gjithandej”.

“Kjo qeveri lokale që i tepronin milionat, nuk ka pasur ide, kreativitet e as vullnet që qytetarëve të komunës tonë t’ua përmirësoi standardin jetësor, prandaj meriton të ndëshkohet me votë”.

“Së bashku do ti rregullojmë çfarë kanë prishur e do te investojmë në infrastrukturë nëpër gjithë fshatrat e komunës, ku ka nevojë.
Nasheci, meriton më mirë”.

“Nasheci është ndër prioritet e mia për ta bërë, jo vetëm të jetueshme për banorët e fshatit, por edhe një ndër atraksionet turistike për vizitorët”.

“Ne kemi ekspertizë, vullnet dhe kompetencën e duhur për ta bërë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme”.

Quni edhe në fshatin Lugishtë të Hasit premtoi se me rikthimin e LDK-së në pushtet, të gjitha problemet e qytetarëve do të zgjidhen.

“Së bashku do ta bëjmë kthesën e ndryshimit pozitiv për të mirën e përgjithshme, do ta bëjmë rikthimin e Lidhjes, për lidhjen tonë me qytetarët e komunës që do të jenë në qendër të qeverisjes sime me Prizrenin”.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

 

Më Shumë

Hetime për para të falsifikuara në Prizren, sekuestrohen monedhat e dyshimta

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një periudhe prej më shumë se dy muajsh në Prizren janë pranuar monedha dhe bankënota të cilat...

26 vjet nga Beteja e Carralevës

Sot, në fshatin Carralevë, u shënua 26-vjetori i Betejës Heroike që u zhvillua gjatë luftës për liri, me një ceremoni përkujtimore në nderim të...

Lajmet e Fundit