9.9 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Qytetari në Prizren gjen paratë në rrugë dhe i dorëzon në polici

Vullnet Nurkollari nga Prizreni ka gjetur një shumë të parave në rrugën “Xhevat Berisha” dhe i ka dërguar menjëherë në stacionin policor të Prizrenit.

Siç thotë policia, kjo shumë e të hollave deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë, njofton Klan Kosova.

“Lusim pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”.

Policia në Prizren ka falënderuar Nurkollarin për gjestin human.

Më Shumë

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Latifi nderon me mirënjohje studenten e talentuar Bademë Krasniqi

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij studenten e talentuar nga fshati Gexhë, Bademë Krasniqi, e cila po...

Lajmet e Fundit