16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Sindikata thotë se ka mungesë të madhe të punëtorëve në aeroport

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bashkim Latifi, tha se largimi i punëtorëve i cili ka ndodhur kohë më parë, ka bërë që puna dhe problemet nga më të ndryshmet të shtohen tek Aeroporti, raporton Ekonomia Online.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online deklaroi se menaxhmentin e kanë paralajmëruar disa herë që të kthejnë punëtorët e larguar, pasi kjo vetëm sa do iu sjell pengesa dhe probleme në punë si mungesë e stafit.

“Po na qysh më herët menaxhmentin e kemi paralajmëruar që do ndodh kjo gjendje, pasi në Aeroport pas grevave punëdhënësi jonë ka larguar 100 punëtorë prej punës, dhe tash është një numër i vogël i stafit dhe ne me shkresa vazhdimisht e kemi paralajmëruar që do ketë tollovi të mëdha, sepse bashkatdhetarët tanë nuk kanë qenë që dy vite në Kosovë, kurse me ardhjen e tyre e kemi ditur që edhe do kthehen edhe këto probleme”, tha Latifi.

Mes tjerash Latifi thotë se faji kryesor qëndron tek menaxhmenti i Limak-ut ku edhe ka dështuar në pritjen dhe organizimin e bashkatdhetarëve.

“Ndodhi ajo se çfarë ndodhi, sepse ne gjatë kësaj periudhe kemi edhe punëtorë të lënduar  prej presionit të madh për të kryer punën, dhe kemi pasur punëtorë të cilët i kemi lajmëruar në inspektoriat. Ndodhi edhe lajmi fizik ku një bashkatdhetarë ka lënduar një punëtorë tonin duke menduar që ai është fajtori kryesor, por adresa është shumë e qartë që faji është tek menaxhmenti i Limak, ku ka dështuar në organizimin dhe pritjen e bashkatdhetarëve”, theksoi tutje ai.

Tutje, ai bën thirrje tek mërgimtarët për tolerancë, dhe në anën tjetër edhe tek menaxhmenti që urgjentisht të kthejë punëtorët e larguar nga puna, të cilët padrejtësisht u është mohuar kjo e drejtë.

“Bashkatdhetarëve tonë iu bëj apel që të jenë të mirëkuptueshëm që të jenë tolerant dhe të kujdesshëm sepse faji nuk është i punëtorëve, dhe kërkesa tjetër është drejtuar menaxhmentit, urgjentisht të kthej punëtorët e larguar padrejtësisht prej pune, të plotësoj stafin dhe t’i kthehemi normaliteti pasi jemi të shqetësuar me të ardhmen ku mund të ndodh edhe një katastrofë më e madhe”, përfundoi ai./EO

Më Shumë

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Më...

Në SBASHK shtohen kërkesat për të rikthyer protestat e grevat

Në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që ka organizuar SBASHK-u janë zhvilluar biseda për situatën aktuale në arsim...

Lajmet e Fundit