10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Rahovec: E largojnë nga puna, tenton ta vrasë një person

Një person i cili dyshohet për vrasje në tentativë është arrestuar në fshatin Radost të Rahovecit.

Sipas policisë, i dyshuari në shenjë revolte për largimin e tij nga puna ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Viktima nuk ka pësuar lëndime.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 9 copë fishek 7.62 mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka...

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Lajmet e Fundit