12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Në Malishevë, prezantohet puna gjashtë mujore e EVSB-së

Këshilli Ekzekutiv (KE) i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi (EVSB), sot në Malishevë, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku është paraqitur puna dhe aktiviteti i EVSB-së në të gjitha qendrat e vendit (ku janë të formuara), si dhe u bë një prezantim i përgjithshëm për punën dhe rolin EVSB-së, gjatë këtyre gjashtë muajve.

Punimet e KE të EVSB-së, i përshëndeti i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili në emër të komunës, ju dëshirojë punë të mbarë dhe suksese në këtë aktivitet, vullnetar, që ka për qëllim krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët.

“Sa i përket Malishevës, situata e sigurisë është e qetë dhe në nivel të mirë”, tha Begaj, përderisa lavdëroi edhe punën e EVSB-së në Malishevë në këtë drejtim.

Punimet e KE të EVSB-së, i përshëndeti edhe Drita Perizic nga ICITAP.

Më pas, Imer Thaçi nga Ministria e Punëve të Brendshme, foli për EVSB-të dhe rëndësinë e këtyre ekipeve, si dhe për aktivitetet në nivel vendi, në 34 komunat, ku janë të formuara EVSB-së. Thaçi foli edhe për sfidat e EVSB-së, e që sipas tij, sfidë në punën e tyre janë: komunikimi, ngritja e vetëdijes dhe qëndrueshmëria.

Për situatën e sigurisë në Malishevë, një gjendje të përgjithshme të kësaj situate e prezantoi, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, ku sipas tij, gjendja e sigurisë, është e qetë dhe stabile, me tendencë të rënies të rasteve që kanë të bëjnë me krimet.

“Në Malishevë, ka rënie të dukshme të rasteve të krimit”, tha Morina.

Ndërsa për rolin e EVSB-së dhe bashkëpunimin mes EVSB-së dhe policisë, e paraqiti, togeri policor Fatmir Limani, nga drejtoria e policisë në bashkësi.

“Qëllimi i këtij bashkëpunimi, mes Policisë në Bashkësi dhe Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, është krijimi i një ambienti të sigurt për qytetarët”, tha Limani.

Në kuadër të këtij takimi, ishte, edhe prezantimi i historikut të Komunës së Malishevës dhe resurseve që ka Malisheva, të cilën e bëri, anëtari i EVSB-së në Malishevë, Astrit Krasniqi, i cili edhe e ka moderuar tërë takimin e sotëm.

Kurse për aktivitetet dhe rolin e EVSB-së në Malishevë, foli koordinatori në Malishevë, Sejdi Paçarizi.

“EVSB në Malishevë, është munduar maksimalisht të gjejë një zgjidhje për qentë endacak, si një prej problemeve kryesore, por KK i Malishevës, nuk ka miratuar tentimin e krijimit të një azili për qentë endacak. Pastaj është angazhuar në vendosjen e kamerave të sigurisë në disa shkolla, pastaj aktivitete të ndryshme të pastrimit të ambientit dhe disa aktivitete tjera”, tha Paçarizi.

Më pas edhe koordinatorët e qendrave tjera të EVSB-së, kanë paraqitur punët dhe aktivitetet e EVSB-së në qendrat komunale në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksion pranveror në Prizren, nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, nga sot do të fillojë aksionin...

O Zot që fatet tona në dorë i mban!

Poezi nga Ndoc Gjetja O Zot që fatet tona në dorë i mban! Na ruaj nga shëndeti trashaman, na ruaj nga orekset e Sanço Pançës, na ruaj nga...

Lajmet e Fundit