Rahovec: Fajdexhiu ia merr shtëpinë

Në fshatin Radostë të Rahovecit është regjistruar një rast i kanosjes për fajde.

“Viktima mashkull shqiptar ka informuar se në vitin 2014 kishte marrë para me fajde nga një person dhe në pamundësi të kthimit të fajdes i dyshuari ia ka marrë shtëpinë”, thuhet në raportin e Policisë, përcjellë PrizrenPress.

Njësitë policore kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë. Gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 30 fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit