9.5 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Rahovec: Ish – bashkëshorti i Antigona Morinës sërish në gjykatë

Hilmi Zena do të ulet sërish në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Rahovecit. Ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, e cila vdiq pas hemorragjisë së vazhdueshme, akuzohet për shkelje detyrimeve familjare, raporton KTV .

Pas ankesës së Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës, që e kishte shpallur të pafajshëm Zenën, Gjykata e Apelit ka vendosur ta kthejë rastin në rigjykim dhe vendosje.

Të njëjtin vendim në dorë e ka tashmë edhe Bislim Morina, babai i Antigonës, i cili thotë se e ka mirëpritur atë. Megjithatë, atij i ka humbur besimi në gjyqtarët e Gjykatës së Rahovecit të cilët do ta gjykojnë përsëri Hilmi Zenën.

Vendimin e Gjykatës së Apelit për rigjykim nuk ka dashur ta komentojë mbrojta e të akuzuarit, Hilmi Zena.

Ankesa, që ishte pranuar 1 vit më herët, ishte zhdukur krejtësisht në Rahovec dhe Gjykata kishte kërkuar që Prokuroria ta dorëzojë atë për herë të dytë. Zyrtari përgjegjës për ta proceduar tutje ankesën, tani është në pension dhe në Gjykatë të Rahovecit kanë thënë se nuk mund të marrin masa për të.

Antigona Morina vdiq 6 vjet më parë, tri ditë pasi u martua, për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, e burri i saj Hilmiu nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore së ndjerës.

Më Shumë

Bashkimi e mposht Reggiana-n në Prizren dhe shënon fitoren e dytë europiane

Në një ndeshje dramatike dhe të mbushur me kthesa, Bashkimi triumfoi ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana me rezultat 77:76 në palestrën “Sezai Surroi” në...

Fitorja e parë e Drinit të Bardhë në Gjonaj: 4–0 ndaj Rilindjes

Drini i Bardhë arriti një sukses të rëndësishëm duke regjistruar fitoren e parë në fushën e Gjonajt, me një paraqitje të shkëlqyer ndaj Rilindjes,...

Lajmet e Fundit