4.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Rahovec: Pronarët e “Tosca Lounge Bar” të hënën qerasin kafe për fitoren e Biden

Pronarët e një kafiterie në Rahovec kanë vendosur që fitoren e presidentit të Amerikës, Joe Biden ta shënojnë në një formë të veçantë.

“Tosca Lounge Bar” posterët e tij bashkë me flamuj amerikanë, i vendosi nëpër gjithë lokalin, njofton Klan Kosova.

Rahovecianët, të hënën aty do të kremtojnë zgjedhjen e Joe Biden në krye të shtetit më të madh në botë, gjë që e kishin parashikuar qysh në fushatë.

Bile epitetin “President” ia kishin dhënë edhe në posterët që i vendosën në krye të vendit, ditë më parë.

“Ne e kemi përkrahur Bidenin qysh në fillim, menjëherë pasi ka filluar fushata në Amerikë. Me shokët që i kemi atje e që janë klientë të lokalit tonë kemi biseduar dhe i kemi shtyrë të votojnë për Biden”, tha Shkumbin Gashi, pronar i lokalit.

Pronarët kanë vendosur që nesër, gjatë tërë ditës, t’i dhurojnë kafet pa pagesë, madje me mbishkrimin “Biden” mbi të.

Për ‘toskën’ rahoveciane shkruajtën edhe mediat botërore, bile me të u zunë edhe ballinat kryesore të tyre.

Më Shumë

Largoi gruan me tre fëmijët nga shtëpia, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Një burrë është arrestuar në Rahovec pasi i njëjti dyshohet se kishte mospërfillur udhërin e gjykatës, duke e larguar nga shtëpia gruan me tre...

Rifati suspendohet, P.C Prizreni pa trajner në finale

Komisioni i Garave të FBK-së ka vendosur suspendimin e trajnerit të KB Proton Cable Prizreni, Arbnor Rifati, për një ndeshje, si dhe gjobë financiare,...

Lajmet e Fundit