Rahovec: Shtyhet afati i aplikimit për bursa studentore

Drejtoria Komunale për Arsim e Rahovecit njofton se do ta zgjasë afatin e aplikimit për bursa të studentëve.

Aplikimi tani mund të bëhet edhe pas datës 05.05.2020.

“Ky vendim u morr pasi për shkak të gjendjes së krijuar si rezultat i pandemisë Covid-19 dhe për shkak të masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes për qytetarë, shumica e studentëve të komunës sonë nuk patën mundësinë të aplikojnë sepse nuk kanë mundur t’i nxjerrin dokumentet e nevojshme për të aplikuar nga administratat e fakulteteve përkatëse”.

“Si rezultat i kësaj, numri i aplikativëve për bursa pranë DKA-së gjatë këtyre ditëve ishte shumë i vogël”, thuhët në njoftimin e Komunës së Rahovecit.

Më Shumë

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Lajmet e Fundit