9.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Rahovec/ Sulmohet fizikisht një person, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar dje në Fshatin Kramovik të Rahovecit pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person pas një mosmarrëveshje për kabllo të rrjetit elektrik, shkruan Gazeta Sinjali.

Si ka ndodhur ngjarja?

Sipas policisë tre të dyshuarit derisa ishin duke drejtuar kamionët e tyre kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar atij lëndime trupore.

Ndërkaq, viktima pas këtij sulmi kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të të dyshuarve dhe automjeteve të tyre.

Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar dy gëzhoja, një plumb cal-9 mm, dhe një predhë në kabinën e kamionit. Kurse nga i lënduari policia ka konfiskuar një pistoletë, prodhim turk, me karikator dhe pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, kurse tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha...

Lajmet e Fundit