Spitali i Prizrenit kërkon deklarimin e punëtorëve mbi mënyrën e punësimit

Administrata e Spitalit rajonal të Prizrenit ka kërkuar nga punonjësit e pranuar në vitet e fundit që të nënshkruajnë një deklaratë se rekrutimi i tyre në këtë institucion shëndetësor është bërë në mënyrë ligjore, por jo nëpërmjet ryshfetit apo forma të tjera të ngjashme.

Përderisa për përfaqësuesit e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë një veprim i tillë ngjallë dyshime, të cilat duhet të hetohen nga organet kompetente, në anën tjetër zyrtarët e Spitalit të Prizrenit pohojnë se qëllimi i deklaratës është që secili punonjës në mënyrë të lirë të paraqesë qëndrimin nëse është pranuar në mënyrë të rregullt dhe pa ndonjë dallavere apo ryshfet, shkruan sot Koha Ditore.

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) përmes rrjeteve sociale ka reaguar ndaj kësaj praktike të aplikuar nga administrata e Spitalit të Prizrenit.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit