32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Rahoveci vazhdon dominimin, fiton ndeshjen e shtatë rresht në Superligë

Kampioni aktual i Kosovës në hendboll, Rahoveci, ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme, duke e çuar në shtatë numrin e fitoreve radhazi në Superligë.

Në ndeshjen e mbetur të xhiros së gjashtë, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Shtime, Rahoveci triumfoi ndaj ekipit të Vjosës me rezultatin bindës 38:21. Ndeshja ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të Rahovecit.

Në këtë ndeshje, lojtari Mali Luzha ishte në formë të shkëlqyer duke shënuar tetë gola për ekipin e tij, ndërsa Jon Muqolli dhe Alban Haziri kontribuan secili me nga shtatë gola. Nga ana tjetër, Festim Mustafa ishte shënuesi kryesor për Vjosën me 13 gola, ndërsa Erblin Qerimi shtoi katër të tjerë.

Me këtë fitore, Rahoveci vazhdon të kryesojë tabelën e Superligës me 14 pikë, duke mbajtur një distancë prej dy pikësh nga ndjekësit Besa Famgasi dhe Kastrioti. Ndërkohë, Vjosa qëndron në vendin e shtatë me katër pikë, duke pësuar humbjen e saj të gjashtë në këtë sezon./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit