21.1 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Rama: Bashkimi kombëtar ka ndodhur

Edi Rama-fol

(E plotësuar) Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha të premten në Kosovë se bashkimi kombëtar ka ndodhur dhe nuk është e domosdoshme të kemi edhe bashkim qeverish, pasi sipas tij, kështu si jemi, po na duhen nga gjashtë muaj për të formuar qeveri, e lëre më, të kemi qeveri të përbashkëta.

Ai në debatin e organizuar në Prishtinë, tha se kufiri aktual nuk na pengon asgjë. Sipas tij, gjithçka është e mundur vetëm duhet ndërveprimi Kosovë-Shqipëri, raporton Telegrafi.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuar dhe nuk ka nevojë të bashkimit formal të qeverive.

“Më mirë që s’kemi qeveri të përbashkët”, tha Rama, duke shtuar se kështu siç jemi po nevojiten gjashtë muaj për të formuar Qeverinë, e lëre më të shtohen, do të duhen nga një vit.

Ai tha se retorika se kush e donë më shumë bashkimin është më shumë luftë politike se përmbajtjesore.

Duke folur për raportet Kosovë-Serbi, ai tha se nuk ka serb që realisht e mendon atë kur thonë se e duan Kosovën t’u kthehet. Ai tha se këtë e thonë se duan të marrin vota, por mos mendoni se e kanë seriozisht.

 

Edi Rama: Liderët e shqiptarëve janë të prapambetur

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si të prapambetur liderët e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës.

“Klasa politike e shqiptarëve ka një kapacitet të ulët reflektimi dhe lidershipi”, ka thënë Rama.

 

Edi Rama: Pozicioni i shqiptarëve ka ndryshuar në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se pozicioni i shqiptarëve në rajon ka ndryshuar, mirëpo, jo edhe përgjegjësia e shqiptarëve me të ardhmen.

“Ky është momenti ynë”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se terreni është i mbarësuar me potencial ndryshimi.

“Lajmi i mirë se shqiptarët janë të respektuar më së shumti në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Rama, teksa ka folur, në tryezën e organizuar nga FOL.

Më Shumë

Suhareka forcon bashkëpunimin me Qendrën e Shëndetit Mendor në Prizren

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësuesit e Qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren, me fokus...

U raportua se u sulmua, deputeti Adem Hoxha reagon me një postim, ankohet që goranët s’kanë rrymë qe tri ditë

Më herët u raportua se deputeti goran Adem Hoxha ishte sulmuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zlipotok të Dragashit derisa ishte bashkë me...

Lajmet e Fundit