13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

“Nata e martesës” e Sophie Kinsellës

Sophie KinsellaHistoria është udhëtimi, jo destinacioni, dhe me këtë roman Sophie Kinsella na kujton edhe një herë përse ajo vazhdon të mbetet në krye të listës së autorëve të letërsisë për femra.

“Nata e martesës” shkruar nga Sophie Kinsella vjen në shqip për lexuesit nga shtëpia botuese “Dituria”. Vepra që është përkthyer nga Erblina Kërçishta, është pjesë e botimeve të autorëve të njohur që ka sjellë shtëpia botuese “Dituria” për lexuesit. “Nata e martesës” është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime. Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh dhe që e dashuron punën që bën, e çmendur pas të birit, e fiksuar pas të motrës, por realiste kur është fjala për jetën dhe pritshmëritë.

Një ditë, fare papritur, Flisi mëson se Loti është në telash dhe kërkon ta ndihmojë. E prirë për “zgjedhje të pafata”, pasi ndahet nga i dashuri, Loti fare papritur i kthehet dashurisë së saj të parë.

Nata e martesës është një roman mjaft zbavitës, frymëzues, gjallërues, gjithçka që secili mund të kërkojë nga vepra e një shkrimtareje kaq interesante si Kinsella. Personazhet e saj janë kaq të lidhura dhe kanë një personalitet të tillë, saqë lexuesi arrin të parashikojë se si ato përfshihen në vorbullën e incidenteve gazmore, si dhe momentet e paharrueshme që mbushin faqet e këtij libri. Çka e bën unik dhe argëtues këtë roman janë situatat komike, të papriturat e këndshme dhe momentet gazmore, të cilat e shoqërojnë lexuesin nga fillimi i librit në fund. /KultPlus.com/

Më Shumë

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Kjo është pasuria e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Çeku ka një banesë në vlerë 100 mijë...

Lajmet e Fundit