8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Rama për median franceze: Integrimi i Ballkanit i sjell Europës siguri e unitet

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një reportazh të kanalit francez “Metropole” se pak nga pak ka filluar një ndryshim lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë dhe gjithmonë e më shumë francezë po vijnë në vendin tonë.

Në reportazhin “Hetime Ekskluzive”, Rama foli po ashtu për ecurinë e procesit të integrimit në BE.

Sikurse shprehet gazetari në reportazhin kushtuar vendit tonë, pas këtij suksesi fshihet një njeri që prej nëntë vjetësh punon për ta bërë Shqipërinë më europiane se kurrë.

Kryeministri theksoi se “nuk është një proces i parashikueshëm, sepse është një politikë e përhershme në Union, politika e brendshme e vendeve”.

Por sipas tij, “ne duhet të ndërtojmë një shtet ligjor”.

“Më kujtohet diçka që më ka thënë shumë kohë më parë Michel Rocard: Duhet të kuptosh se të negociosh me Bashkimin Evropian për t’u anëtarësuar në të është një proces i ngritjes së vendit tënd. Ne duhet të ndërtojmë një shtet ligjor”, tha Kryeministri.

Nga ana tjetër, Rama theksoi se “imazhi që është krijuar për vendin tonë jashtë është një stereotip për Shqipërinë dhe shumë larg realitetit shqiptar”.

“Nuk dua të them se nuk ka korrupsion, gjithsesi Shqipëria ka probleme me korrupsionin pikërisht sepse ne ende nuk kemi shtet ligjor dhe institucione të afta për të luftuar të gjitha këto fenomene”, shtoi ai.

I pyetur se çfarë Shqipëria do t’i sjellë Europës, Kryeministri nënvizoi se “Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit”.

“Mendoj se është më konkrete se çfarë mund t’i sjellë Ballkani Evropës. Më shumë siguri, jo vetëm në kuptimin ushtarak, por edhe në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, drogës, më shumë siguri, më shumë unitet, sepse është paksa si stomaku i Evropës. Ndaj nuk është ide e mirë që ta kesh stomakun të shkëputur nga trupi, sepse mund të krijojë shumë probleme”, shtoi ai.

Pyetjes nëse ky është mandati i fundit apo ka ndërmend të vazhdojë më tej, Kryeministri iu përgjigj: “Të shohim, kam mësuar se jeta është ajo që ndodh ndërkohë që bëjmë plane të tjera. Ne duhet ta lëmë jetën të vendosë në vend që të pretendojmë të vendosim për jetën”.

Rama vlerësoi se “pak nga pak ka filluar një ndryshim lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë”.

“Gjithmonë e më shumë francezë po vijnë në Shqipëri. Është vërtetë e mrekullueshme që kjo po ndryshon. Dhe për më tepër, kur njerëzit vijnë në Shqipëri ata mbeten pa mend, sepse Shqipëria që gjejnë është krejtësisht e ndryshme nga Shqipëria që imagjinonin duke lexuar këto artikuj stereotipe për krimin, drogën, mafien”, tha ai.

Gjithashtu, i pyetur nga gazetari se si vizaton gjatë takimeve, Rama shprehet se “është syri dhe dora që punojnë së bashku ndërsa veshi dhe vëmendja janë tek ai që flet. Mund ta bëj këtë kur të tjerët flasin”./abcnews.al

Më Shumë

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit